Mbrojtësi i krahut të Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është shprehur i dëshpëruar me disfatën ndaj Suedisë.
27-vjeçari ka thënë se kanë merituar më shumë në këtë përballje.
“Pas ndeshjes është më lehtë të analizohet takimi. Besoj që të gjithë e dimë si ekip që kemi mundur të bëjmë më shumë. I kemi pasur disa raste në pjesën e dytë, por nuk shënuam golin. Me këtë kualitet që ka Suedia e kemi ditur që kanë një skuadër shumë të mirë. Ka qenë diçka speciale përkrahja nga tifozët, të cilët na kanë përkrahur. U kërkojmë falje që nuk kemi arritur t’i gëzojmë me fitore”, deklaroi Hadërgjonaj.
Artikuj të ngjashëm