Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është ndëshkuar me karton të kuq në duelin e së premtes.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, që luan te Kasimpasha në Superligën e Turqisë, u ndëshkua me të kuq në minutën e 55-të, në ndeshjen që skuadra e tij e humbi në udhëtim te Beshiktashi, 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHadërgjonaj u largua direkt nga loja pas një ndërhyrjeje tejet të ashpër në futbollistin francez të Beshiktashit, Georges-Kevin N’Koudou, transmeton KOHA.
Golat për ekipin vendës i shënuan Mensah, Hutchinson dhe Aboubakar.
Te skuadra e Kasimpashas për 90 minuta luajti qendërmbrojtësi Loret Sadiku.
Kasimpasha pas 11 xhirove ka 15 pikë.