Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadërgjonaj e Sadiku humbin thellë nga Fenerbahçe

Mbrojtësit Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku kanë luajtur gjatë tërë takimit te Kasimpasha që pësoi disfatë të thellë në shtëpi nga Fenerbahçe me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje e zhvilluar të hënën i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Turqisë.

Sadiku në minutë ne 65-t u ndëshkua me karton të verdhë. Kasimpasha zë vendin e 13-të me 19 pikë, kurse Fenerbahçe të katërtin me 29 pikë.