Manchester City fitoi thellë, 4:0, ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve.
Ishte një prej paraqitjeve më të mira të “qytetarëve” nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Skuadra e Cityt kishte epërsi 2:0 në pjesën e parë.
Të dy golat i kishte shënuar Bernardo Silva. Erling Haaland nuk ka shënuar gol, por ka dhënë kontribut në fitore.
“Pasi e shikova pjesën e parë kundër Real Madridit sërish, mendoj se është më e mira në gjithë jetën time nga një skuadër futbolli”, ka theksuar norvegjezi në një intervistë dhënë për “El Golazo de Gol”.
City në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola tjerë për ta siguruar finalen e Ligës së Kampionëve.
Edhe
City “shkatërron” Liverpoolin
Në finalen e 10 qershorit në Stamboll, City do të luajë kundër Interit.
Por një javë më herët, City do të luajë kundër Manchester Unitedit në “Wembley Stadium”, në finalen e Kupës FA.