Sport

Haaland do të mbetet te Dortmundi

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland do të jetë pjesë e skuadrës së Borussia Dortmundit edhe sezonin e ardhshëm. Kështu, ka insistuar presidenti i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke në një intervistë të enjten për mediumet gjermane. Watzke ka pranuar se ka shumë oferta për Haalandin por ka zbuluar se të gjitha do të refuzohen pasi sulmuesi norvegjez do të jetë lider i sulmit të Dortmundit të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

“Mund të konfirmoj se Erling Haaland do të jetë pjesë e Dortmundit edhe për sezonin e ardhshëm. Kështu që, nuk kam arsye të shqetësohem për këtë çështje”, ka insistuar Watzke. Haaland 20-vjeçar është pjesë e Dortmundit prej janarit të vitit 2020 dhe ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024. Këtë edicion, Haaland ka shënuar 37 gola dhe ka bërë 11 asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.