Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gvardioli i gatshëm të paraqitet në Premier League

Josko Gvaridol

Mbrojtësi i Leipzigut, Joshko Gvardiol, ka thënë se dëshiron të luajë për ndonjë skuadër në Premier League të Anglisë.

Ai vlerëson se ka pjekurinë për të luajtur në një prej ligave më të forta në Evropë. Mbrojtësi kroat me skuadrën gjermane ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

“Qëllimi im në karrierën time është të luaj në Premier League”, ka thënë Gvardiol në një intervistë për “The Times”. Chelsea është një prej klubeve ku 21-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën. Kroati pjesë e klubit elitar të Gjermanisë është prej vitit 2021. Sezonin aktual ka shënuar një gol në 26 paraqitje me fanellën e Leipzigut.