Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guleri i Fenerbahçes pëlqehet nga Milani

Milani është afër që t’i ndajë rrugët me 13 futbollistë, ndërsa Geoffrey Moncada është duke e monitoruar situatën e futbollistit të Fenerbahçes, Arda Guler.

“Rossonerët” po e përgatisin ekipin për kampanjën e re, ndërsa e vlerëson shumë futbollistin që përfaqëson Turqinë dhe luan te skuadra e madhe turke.

Guler është mesfushor me tipare sulmuese, që mund të luajë edhe në krahun e djathtë.

18-vjeari ka kontratë me skuadrën e tij deri në vitin 2025, ndërsa klauzola e lirimit është 17 milionë euro.

Në 35 ndeshje të sezonit të fundit, Guler realizoi gjashtë gola ndërsa pati edhe shtatë asistime.