Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guerrero del pozitiv në doping, mungon në Botëror

Ashtu siç pritej, kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero do të mungojë në Botërorin e 2018, pasi që ka dal pozitiv në testin e dopingut.

Peruani pritet që të mungojë në Botërorin e 2018-ës pasi që është testuar pozitivisht në doping pas analizave të thella.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka mbajtur sot një seancë me Agjencinë Botërore të Anti- Dopingut për të rritur suspendimin e Guerreros në 14 muaj, transmeton OraNews.

Guerrero mban rekordin për gola në Peru dhe ishte nominuar në listën preliminare të Perusë për Botërorin Rusia 2018 gjatë vikendit, por kënaqësia e tij për të prezantuar vendin për herë të parë në Botëror që nga viti 1982, u pre shpejt.