Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiolës i largohet asistenti

Asistenti i Pep Guardiolës, Juanma Lillo, është larguar nga Manchester City për t’u bërë trajner i skuadrës nga Katari, Al-Sadd Sports Club.

Spanjolli luajti rol të rëndësishëm qëkur iu bashkua klubit në qershor të vitit 2020, duke dhënë ndihmë në dy titujt e fituar nga City në Premier League, si dhe në arritjen e finales në Ligën e Kampionëve.

Edhe asistentët e tjerë të Guardiolës ishin larguar më herët nga tekniku spanjoll.

Mikel Arteta kishte marrë drejtimin e Arsenalit, ndërsa Domenec Torrenti ishte bashkuar New York Cityt.