Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola tregohet zemërgjerë, dhuron bonusin për stafin e Cityt

Pep Guardiola

Pep Guardiola ka treguar vlerësimin e tij për stafin e Manchester Cityt duke i dhuruar atyre bonusin e tij gjashtëshifror për fitimin e titullit të Premier Leagues.

Në një gjest bujar që ka prekur stafin në klub, trajneri i Cityt ka zgjedhur të ndajë paratë rreth një numri të konsiderueshëm punonjësish në prapaskenë. Burimet nuk kanë bërë të ditur shumën e saktë, por thuhet se për titullin e kampionit, Guardiola ka pasur një bonus në vlerë prej 750,000 funtesh.

Anëtarët e ekipit të hotelierisë së Cityt, recepsionistët dhe stafi i sigurisë janë ndër ata që mendohet se kanë përfituar nga veprimi bujar i Guardiolas.

Trajneri spanjoll asnjëherë nuk ka fshehur rëndësinë e gjithë stafit të Cityt për sukseset që i ka arritur me ekipin e tij. Krahas titullit të kampionit, City në edicionin e fundit ka triumfuar edhe në Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.