Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola trajneri i muajit në Premier Ligë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë në Premier Ligë për muajin nëntor, transmeton Koha.net.

Kjo është hera e tretë që ai e merr këtë çmim, përderisa ka udhëhequr ekipin e tij në krye të tabelës me 15 fitore dhe vetëm një barazim, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij muaji mbajti rekordin e 100 për qind, duke shënuar fitore ndaj Arsenalit e Leicesterit.

“Urime Pep Guardiolës për çmimin ‘Barclays Manager of the Month’ për herë të tretë këtë sezon. Manchester City pati rekord të 100 për qind në nëntor, përfshirë fitoret ndaj Arsenalit e Leicesterit”, thuhet në postimin e federatës angleze.

Artikuj të ngjashëm