Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola mohon transferimin e Sanet te Bayerni

Kur u bë pothuajse i kryer transferimi i Leroy Sanes te Bayerni, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mohuar gjithçka.

Trajneri Guardiola u ka treguar medieve në Angli, se ai dëshiron qëndrimin e sulmuesit të krahut në skuadrën e tij dhe se për momentin nuk ka asgjë konkrete sa i përket largimit të Sanes në drejtim të Bayernit, transmeton “Sporti në KTV”.

Trajneri spanjoll më tutje, ka shtuar se lojtari ishte shumë afër vazhdimit të kontratës edhe për një vit dhe se gjermani Sane bën pjesë në planet e tij.

Nga ana tjetër, Bayerni është i gatshëm të ofrojë plot 100 milionë euro për ta sjellë Sanen në “Allianz Arena”.