Mbrojtësi i Manchester Cityt, Nicolas Otamendi ka bërë të ditur se menaxheri Pep Guardiola përforcon shpirtin e ekipit duke i kërkuar secilit lojtar që të flas në gjuhën angleze.
Ekipi bazë i Cityt përbëhet nga 11 nacionalitete të ndryshme dhe përkundër prezencës së madhe spanjolle dhe portugeze, Guardiola ka insistuar që lojtarët duhet të komunikojnë anglisht në qendrën stërvitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për radion Fox Sports në Argjentinë, mbrojtësi argjentinas ka treguar metodat e Guardiolas, derisa City prin në Premier Ligë dhe në grupin e Ligës së Kampionëve.
“Pas ndeshjeve është e obligueshme që të ushqehemi në klub. Dieta dhe pushimi është pjesë e rëndësishme pasi kemi orar të ngjeshur”, ka thënë Otamendi.
“Pep kërkon sqarime për ushqimin dhe ne duhet të mësojmë anglisht, pasi çdo stërvitje është në atë gjuhë. Në dhjetor kam pasur një test të gjuhës”, ka treguar mbrojtësi argjentinas.