Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë mundësinë për t’u larguar nga skuadra aktuale.
Kontrata e Pep Guardiolës me Manchester Cityn është e vlefshme deri në vitin 2021, mirëpo ka pasur spekulime se ai mund të largohet nga City, transmeton KTV.
“Pse mendojnë njerëzit që s’jam i lumtur këtu? Sepse ne humbën në Anfield dhe i kemi humbur tri ndeshje këtë sezon? Kjo është një arsye e çuditshme për të thënë se unë nuk jam i lumtur, apo i kënaqur që jam këtu. Do të largohem në momentin që e ndiej se skuadra ime nuk po i ndjek udhëzimet për të luajtur”, deklaroi Guardiola.
Aktualisht, Manchester City është në pozitën e tret me 28 pikë, nëntë më pak se lideri Liveprooli.