Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola fjaloset me Haalandin pas pjesës së parë

Trajneri Pep Guardiola dhe sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, kanë pasur debat, teksa ishin duke shkuar në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Turf Moor” të Burnleyt. Haalandi në pjesën e parë realizoi dy gola për rezultatin 2:0 në të mirë të Cityt, por Guardiola ka mbetur i pakënaqur me reagimet e sulmuesit norvegjez në fund të 45 minutëshit të parë. “Nuk po lëvizje në tre minutat e fundit.

Kur kishte mbetur edhe një minutë lojë, ne duhej të luanim me topa të gjatë, krejtësisht e kundërta nga ajo që duhej të bënim”, dëgjojej duke thënë ndër të tjera Guardiola. E gjithë ngjarja po incizohej nga kameramani i mediumit “Sky Sport”. Trajneri nga Katalunja e shtyu më pas kameramanin e transmetuesit, për t’iu kthyer më pas debatit me Haalandin. City në fund fitoi me rezultatin 3:0. Rodri ishte shënues i golit të tretë.