Manchester City siç duket do të shpenzojë shuma të mëdha për të përforcuar skuadrën.
The Sun raporton se Pep Guardiola do të ketë në dispozicion 250 milionë funta (rreth 300 milionë euro) për afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net.
Kurse synimet e tij raportohet se janë: Alexis Sanchez i Arsenalit, Kyle Walker i Tottenhamit, dhe mbrojtësi i Southamptonit Virgil van Dijk.