Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se Bayern Munich dhe Barcelona do ta kishin shkarkuar nëse do të përballej me një sezon të ngjashme me atë që ai po e kalon me Manchester Cityn.
Guardiola mori përsipër klubin e Etihadit në fillim të sezonit pas sukseseve me klube në Spanjë e Gjermani duke u konfirmuar si një prej trajnerëve më të kërkuar në botë, por suksesi në Angli ka dalë të jetë i vështirë për t’u arritur, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCity mund të përfundojnë jo më lartë se vendi i tretë në Premier League dhe janë eliminuar nga të dy kupat e brendshme dhe nga Champions League, duke bërë që Guardiola të përfundojë një sezon për herë të parë pa ndonjë trofe në karrierën e tij menaxheriale.
“Në Barcelonë apo Bayern Munich... atje duhet të fitosh deri më tani”, ka thënë Guardiola gjatë një konference për media të hënën. “Nëse jo, nuk të japin mundësinë e dytë”.
“Presionin që kisha kur arrita në Barcelonë, kur s’kisha me çka të mbrohesha – në atë klub, nëse brenda gjashtë muajsh nuk fiton, përjashtohesh”.
Guardiola është i përgatitur për një shans të dytë me Cityn dhe beson në të, por ka thënë se sezonin e ardhshëm mund ta humbasë mundësinë nëse nuk ka përmirësime.