Pep Guardiola ka thënë se ai nuk është emëruar trajner i Manchester Cityt me qëllimin për ta fituar Ligën e Kampionëve.
City ishte vetëm disa minuta larg arritjes së dytë rresht në finale të Ligës së Kampionëve, pasi kishin avantazh 5:3 nga rezultati i përgjithshëm.
Megjithatë, Real Madridi të mërkurën arriti ta eliminojë kampionin në fuqi të Premier Leagues.
“Sezonin e kaluar, ne e humbëm Ligën e Kampionëve. Ishin 13 ndeshje. I fituam 11, barazuam një dhe një tjetër e humbëm”, ka thënë Guardiola për “Sky Sports”.
“Ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, natyrisht. Por kur ata më kanë thirrur, nuk më kanë thënë se ne duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Madje as Premier Leaguen. Ata më thanë se duan të jenë në lojë në të gjitha garat deri në fund. Dhe këtë e kemi bërë në të gjitha garat”, është shprehur Guardiola.
City është në garë për ta fituar Premier Leaguen sërish. Të dielën luan kundër Newcastlet, ndërsa dy ndeshjet tjera i zhvillon ndaj Wolvesit, West Hamit dhe Aston Villas.