KB Bashkimi përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se Ergin Grosha do të vazhdojë ta veshë fanellën e klubit.
“Ergin Grosha (25 vjeçar; 213 cm) luan në pozitën e qendrës. Sezonin 2017/18 e filloi te ekipi Bandirma në Turqi i cili me pas vazhdoi me KB Bashkimi ku edhe u shpall kampion i sezonit 2017/18”, ka konfirmuar KB Bashkimi.
Grosha aktualisht është edhe lojtar i reprezentacionit të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm