Memphis Grizzlies e ka vendosur një rekord të ri në ligën NBA pas fitores më të thellë të arritur ndonjëherë.
Grizzlies e mposhti skuadrën Oklahoma City Thunder me rezultatin 152:79.
Kjo fitore e theu rekordin e mëparshëm të vitit 1991, kur Cleveland Cavaliers kishte fituar ndaj Miami Heatit me 68 pikë epërsi.
Jaren Jackson JR kontribuoi në fitore me 27 pikë, ndërsa edhe tetë lojtarë tjerë të Grizzlies shënuan pikë dyshifrore.
Phoenix Suns vendosi një rekord tjetër me fitoren e 18-të rresht pasi triumfoi ndaj Detroit Pistons, 114:103.
Cameron Johnson dhe Cameron Payne shënuan nga 19 pikë dhe gjashtë kërcime secili.
Milwaukee Bucks e ndali serinë e tetë fitoreve të njëpasnjëshme. Në mungesë të Giannis Antetokounmpos, Buck u mposht nga Toronto Raptors, 97:93.
Edhe
Detroiti vendos rekord, Curry shkruan histori
Fred VanVleet shënoi 29 pikë në fitore.
DeMar De Rozan shënoi 34 pikë në duelin tjetër që Chicago Bulls e fitoi ndaj Neë York Knicks, 119:115.
San Antonio Spurs ndërkohë arriti të fitojë përballë Portland Trail Blazers me shifrat 114:83.