Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gripshi: Kemi punuar për paraqitje të tillë

Nazmi Gripshi ishte prej më të mirëve në fushë te kampioni i Kosovës, Ballkani, në fitoren ndaj Larnes.

Gripshi fitoi penalltinë, dha asistimin për Almir Kryeziun dhe shënoi për 3:0.

Por për paraqitjen e të martës mbrëma në “Fadil Vokrri”, Gripshi pas ndeshjes tha se skuadra ka punuar fort.

“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë. E rëndësishme është që erdhëm te fitorja. Ata mbroheshin me gjashtë lojtarë, ndonjëherë edhe me shtatë. I kemi parë pikat e dobëta të kundërshtarit dhe ishim të shpejtë me topin. Në fund, ia arritëm qëllimit. Golat i shënuam pas punës së madhe që kemi bërë gjithë javën. Pas golit të tretë ra ritmi i shënimit të golave por ne qarkulluam topin për ta zënë kundërshtarin në befasi e të shënonim edhe ndonjë tjetër gol. Nga ana tjetër, nuk u rrezikuam në mbrojtje”, është shprehur Gripshi pas ndeshjes.