Nazmi Gripshi ka shënuar gol të bukur për të ndihmuar fitoren 3:2 të Ballkanit ndaj Klaksvikut. Ballkani ka udhëhequr 3:0, por ka pësuar dy gola më pas.
“Na len pak të mërzitur rezultati prej 3:2. Por një fitore në shtëpi është e mirë pasi më nuk vlen rezultati si mysafir. Do të shkojmë atje për të shënuar tjetër fitore dhe për t’u kualifikuar”, ka theksuar Gripshi.
“Jemi të kënaqur me lojën që po bëjmë, ndërsa synojmë që të shkojmë sa më larg në gara evropiane. Kundërshtari luajti me 11 lojtarë në mbrojtje e me 11 në sulm. Është skuadër e nivelit më të lartë se Fiorita, ndërsa ne sot dëshmuam që e meritojmë kualifikimin. Duhet të bëjmë maksimumin atje dhe më pas do të marrim ndeshjet një nga një”, ka shtuar Gripshi.