Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmanni udhëheq festën e Francës

Antoine Griezmann - Franca - Katar 2022

Franca iu gëzua kalimit në gjysmëfinale të Botërorit pasi e eliminoi Anglinë, ndërsa festë e madhe u bë edhe me t’u kthyer në hotelin ku po qëndron skuadra franceze. Këtë festë e ka udhëhequr Antoine Griezmann, një prej më të mirëve në fushë ndaj anglezëve.

Griezmann realizoi dy asistime në fitoren 2:1.

Franca është duke kërkuar të bëhet shteti i parë që mbron titullin e Botërorit, që prej Brazilit në vitin 1962. Në gjysmëfinale, Franca do të takohet kundër Marokut, që e eliminoi Portugalinë. Franca e Maroku luajnë të mërkurën.

 

 

Artikuj të ngjashëm