Antoine Griezmann nuk do të shijojë status të njëjtë te Barcelona, nëse i bashkohet skuadrës kampione të La Ligas në verë, siç po e shijon tek Atletico Madridi. Kështu vlerëson shefi ekzekutiv i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin.
Griezmann pushtoi skenën duke shënuar dy herë, derisa Atletico mposhti Olympique Marseillen me shifrat 3:0 në finale të Ligës së Evropës të mërkurën mbrëma. Dhe kjo paraqitje vendimtare mund të ketë qenë një nga të fundit për francezin me Atleticon.
Barcelona mund të sigurojë reprezentuesin e Francës për 100 milionë euro, kur klauzola për lirimin e tij përgjysmohet më 1 korrik.
Mirëpo Gil Marin i ka thënë Griezmannit që të marrë parasysh faktin se te Barcelona thjesht do të shihet si një lojtar tjetër, ku do të luante përkrah sulmuesve si Lionel Messi e Luis Suarez.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)