Sulmuesi Antoine Griezmann ka hequr dorë nga transferimi te Barcelona, pasi ka arritur marrëveshje me ekipin nga Ligue 1, Paris Saint-Germain.
Mediumet franceze kanë raportuar se Griezmann do të zyrtarizohet te PSG-ja, gjatë kësaj jave.
Ai të dielën ka deklaruar se tashmë ka zgjedhur klubin ku do ta vazhdojë karrierën pas Atletico Madridit, por që nuk i ka bërë të ditur emrin.
Griezmann te PSG-ja, do të zëvendësojë Edinson Cavanin që do të largohet nga klubi. Ai me ekipin francez do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe do të jetë ndër më të paguarit.
Për kartonin e tij, PSG-ja do t'i paguajë Atletico Madridit rreth 100 milionë euro dëmshpërblim.
Griezmann në edicionin e fundit, ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar dhjetë herë në 48 ndeshje për Atleticon. Ai karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi.