Grevist Bytyqit i është ndarë çmim 'Majlinda Kelmendi', çmim ky që ndahet nga Grupi KOHA për frymëzim në sport.
“Falënderoj Kohën për këtë çmim. Ky çmim më jep motiv të vazhdoj mëtutje”, tha ai.
E çmimin ja ndau drejtoresha e Kohës, Flaka Surrou
Grevisti në moshë të re në një incident me rrymë kishte humbur krahun e djathtë. Por kjo nuk e ndali atë. Vrapon çdo ditë kilometra të tërë dhe ka suksese të lakmueshme në skenën vendore. Synimet e atletit, janë që një ditë të sjell medalje për Kosovën nga Lojërat Paralimpike, ku për fat të keq dhe pa fajin e tij, Grevisti aktualisht nuk e ka të drejtën e garimit.