Ndonëse pa superyllin Giannis Antetokounmpo, Greqia ka fituar bindshëm ndaj Britanisë së Madhe, të hënën mbrëma. Në ndeshjen në Assago të Italisë, Greqia fitoi me rezultatin 93:77. Ndeshja i ka takuar grupit C të Eurobasketit.
Trajneri i Greqisë, Dimitrios Itoudis vendosi mos të aktivizojë dy prej vëllezërve Antetokounmpo, Giannisin dhe Kostasin. Ndërkohë luajti Thanasis Antetokounmpo, që realizoi pesë pikë. Më i miri te Greqia ishte Kostas Sloukas me 21 pikë.
Gabriel Olaseni ishte më i dalluari te Britania e Madhe. Ai ndeshjen e mbylli me tetë pikë e 11 kërcime. Më efikasi ishte Luke Nelson me 17 pikë. Britania ka pësuar humbjen e tretë rresht dhe është thuajse pa gjasa për të avancuar. Greqia i ka tri fitore.