Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grealish: Kapiteni Kane më ka ndihmuar të rritem

Jack Grealish ka thënë se kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka pasur ndikim që ai të jetë lojtar dhe person i rritur, në kampanjën e tij të parë si lojtar i Anglisë.

Grealish, i cili është kapiten i Aston Villas, debutoi me Anglinë në shtator të vitit të kaluar dhe ka zhvilluar shtatë ndeshje gjatë këtij sezoni. Mund të jetë një prej titullarëve në skuadrën angleze që e nis Evropianin të dielën kundër Kroacisë.

25-vjeçari dha vlerësime pozitive edhe për kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jem këtu për këtë sezon. Vjen këtu dhe sheh lojtarë si Jordan Henderson dhe Harry Kane, i sheh çfarë bëjnë edhe jashtë fushës. Të gjithë mund ta shohim atë. Ulesh dhe mendon se nuk ka dyshim pse e kanë pasur gjithë këtë karrierë. Kjo më ka bërë mua lojtar më të rritur, por edhe si person e si kapiten”, nënvizoi Grealish.