Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Govori: Agim Ademi më ka kapur për fyti

Artan Govori me të dalë nga Policia ku është intervistuar për rastin e fundit që e pati me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, e që u raportua si përleshje, e ka konfirmuar sulmin në të nga i pari i Federatës.

“Më ka kapur për fyti dhe më ka shtrënguar qafën. Kam edhe një gërvishtje. Pres nga organet të marrin masa”, theksoi Govori.

Gjatë ditës, FFK-ja doli me sqarim në sajtin zyrtar lidhur me këtë çështje, duke thënë se janë të pavërteta.