Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gomez humb finalen ndaj Realit dhe Botërorin

Liverpooli ka konfirmuar se mbrojtësi anglez Joe Gomez do të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe në Botërorin “Rusia 2018”, për shkak të operimit në nyje të këmbës.

Gjatë ditës u raportua se ai do të mungonte vetëm në finalen ndaj Realit, ndërsa tani Liverpooli ka qartësuar situatën duke treguar se ai nuk do të jetë në dispozicion për ushtrime deri në korrik.

Gomez ka pasur 23 paraqitje në ligë me Liverpoolin këtë edicion, ndërsa gjashtë të tjera në Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm