Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka gjetur golin e parë në Serinë A, teksa ka shënuar me një goditje spektakolare nga distanca, duke i dhënë fitoren Lecces 2:1 në sfidën ndaj Frosinones.
Ramadani ishte sërish i padiskutueshëm në formacionin titullar dhe në minutën e 89-të, kur Lecce ishte hedhur në kërkim të golit të fitores, me një goditje nga distanca, gjeti edhe "bashkëpunimin” e portierit mysafir që grushtoi dobët, duke dërguar topin në rrjetë.
Goli i Ramadanit i dha fitoren e parë Lecces që nga shtatori, kur kishin mposhtur Genoan minimalisht.
Te Frosinone, për 77 minuta luajti Arijon Ibrahimoviq.
Me fitore, Lecce tubon 20 pikë në vendin e 12-të. Frosinone renditet e 13-ta me 19 pikë.
Edhe
Ramadani flet për lidhjen me Leccen: Ma kujton Shqipërinë
VIDEO:
Ramadani last minute winner ?pic.twitter.com/Jnyr64iFpj
— The Sheep (@thesheep1903) December 16, 2023