Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramadani, pjesë e formacionit të javës në Itali

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani shënoi gol të hënën në fitoren 2:0 të Lecces ndaj Cagliarit. 

Për golin dhe paraqitjen ndaj Cagliarit, Ramadani ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Itali. 

Formacioni më i mirë i xhiros së 25-të të Serie A është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”. 

Për Leccen ishte fitore shumë e rëndësishme në garën për mbetje në elitë. 

Për mesfushorin Ramadani ishte goli i parë këtë edicion. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ramadani, është i rëndësishëm për Leccen në repartin e mesfushës. 

Edhe Ramadani shënon gol në fitoren e Lecces Futboll Ramadani shënon gol në fitoren e Lecces

Edhe sulmuesi i RB Leipzigut, Brajan Gruda, është pjesë e formacionit më të mirë të javës së 22-të të Bundesligës. 

Gruda shënoi gol dhe bëri asistim të dielën në barazimin 2:2 të Leipzigut ndaj Wolfsburgut.