Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli që solli festë, dhunë, fitore dhe në fund u anulua

Me duart lart dhe me vrap të madh, portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri, u nis drejt rrethit të mesfushës për ta festuar golin e barazimit 1:1 kundër Flamurtarit.

Goli që shënoi me kokë në minutën e 92-të javën e shkuar është i veçantë për të dhe është i shënuar në protokollin e delegatit të kësaj ndeshjeje, shkruan Koha Ditore. Por goli që fillimisht pati vlerën e një pike e më pas edhe të tri pikëve, nuk do të figurojë kurrë si gol i shënuar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja ku Muhaxhiri shënoi gol u ndërpre dhe goli i tij u pa si shkas nga tifozët e papërgjegjshëm. Derisa ai po festonte me shokët e skuadrës, një tifoz i ekipit prishtinas i pakënaqur me barazimin u vërsul me shkop në dorë dhe goditi dy prej tyre. Pas kësaj pati edhe një tollovi të madhe, por ndeshja nuk vazhdoi.

Tri ditë më vonë, Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës vendosi që ndeshjen e ndërprerë në Prishtinë ta regjistrojë me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Vëllaznimit. Me këtë vendim, goli i Muhaxhirit anulohet...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.