Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Zhegrovës nominohet për më të mirin në Kupë

Goli i shënuar nga Edon Zhegrova me Lillen kundër Lyonit në Kupën e Francës është nominuar për t’u zgjedhur më i miri në 1/8 e kësaj gare.

Pavarësisht eliminimit në penallti nga Lyoni, Edon Zhegrova dhe Remy Cabella, e kanë mundësinë për të fituar diku tjetër.

Goli i dytë i Lilleit që barazoi shifrat në 2:2 në stadiumin e Lyonit, është nominuar për ta fituar epitetin e më të mirit në këtë fazë të garës në Kupën e Francës.

Ai do të ketë në konkurrencë Ruslan Malinovskyin e Marseilleit, Florent Molletit të Nantesit dhe Fares Cahibit të Toulouseit.