Atletico Madridi e ndaloi serinë negative të tri ndeshjeve pa fitore në “Wanda Metropolitano Stadium”.
Të mërkurën në mbrëmje, Atletico e fitoi ndeshjen e mbetur të xhiros 18 në elitën e futbollit spanjoll me rezultatin 2:1, kundër vizitorëve të Athletic Bilbaos. Në fakt, Bilbao kaloi i pari në epërsi me Iker Muniainin në minutën e 21-t. Në minutën e dytë të kohës shtesë në pjesën e parë, Marcos Llorente realizoi për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultatin e barabartë. Penalltia e shënuar pak minuta pas rikthimit në fushë nga Luis Suarez, doli të jetë i mjaftueshëm për skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone, që t’i marrë pikët e plota nga kjo përballje. Pas 26 ndeshjeve, Atletico Madridi është lider me 62 pikë. Në vendin e dytë është Barcelona që ka 56 pikë. Atletico e kërkon titullin e parë në ligë që prej vitit 2014.