Goli i jashtëzakonshëm i Bersant Celinës kundër skuadrës Ipswich Town, është votuar si realizimi më i mirë i muajit tetor, i ekipit të Swanseat, transmeton KTV.
Celina e mori topin nga gjysma e fushës, vazhdoi me shpejtësi të paarritshme nga kundërshtarët, për ta dërguar mrekullisht më pas topin prapa shpinës së portierit të Ipswichit. Ai takim i zhvilluar në “Liberty Stadium”, më 6 tetor, i takoi mysafirëve, të cilët fituan 3:2.
Aksioni që nisi prej 16-shit të skuadrës së përfaqësuesit të Kosovës, mori 53% të votave.