Goli i sulmuesit Mërgim Berisha është votuar si më i miri nga tifozët për sezonin 2021/22 të Ligës së Evropës, ka njoftuar UEFA të martën. Berisha ka shënuar një gol me akrobacion në fitoren e Fenerbahçes 3:0 në udhëtim te Antwerpi në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Evropës, të zhvilluar në nëntor të vitit të shkuar.
Në sondazhin e publikuar në sajtin e UEFA-s, tifozët e kanë zgjedhur golin e Berishës si më të mirën e sezonit të sapo-përfunduar të garës së nivelit të dytë evropiane për klubet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha ka lënë pas vetes Mirko Ivançiqin e Cërvena Zvezdës dhe Rafael Borren e Eintracht Frankfurtit.