Real Madridi ka kthyer interesimin për Raheem Sterlingut pas formës së lartë që tregoi ai me përfaqësuesen e tij ndaj Spanjës në Sevilla.
Anësori i Manchester Cityt realizoi dy gola në fitoren 3 me 2 të “Tre Luanëve” ndaj “Stuhisë së kuqe”.
Përfaqësuesit e Madridit kanë qenë të pranishëm në stadium për ta shikuar Sterlingun derisa kishte rol kryesor në fitoren e madhe të Anglisë ndaj ekipit të Luis Enriques në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sterlingut i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën aktuale dhe Daily Mail raporton se kampioni anglez frikësohet se situata e paqartë mund të shtojë edhe më shumë interesimin e Realit.
Në tregun e tanishëm të lojtarëve, Sterling vlen 100 milionë funte, por City frikësohet se ky çmim mund të ulet përgjysmë shkaku i kontratës.