Liridona Syla ishte në qendër të mbrojtjes që kreu punën me plot sukses gjatë turneut të grupit të dytë të raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve për futbolliste.
Kampionia e Kosovës në futboll për femra, Mitrovica, pësoi vetëm një gol në tri ndeshje, dhe kjo fare në fund të ndeshjes së parë (90+5'), kur fitorja ishte siguruar tashmë. Mitrovica arriti sukses historik, ndërsa kontributi i futbollistes me përvojë nuk ishte i kufizuar vetëm në ndaljen e aksioneve të ekipeve kundërshtare, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiridona Syla ka shënuar dy gola për Mitrovicën, që fitoi të tri ndeshjet dhe kështu kaloi në raundin nokaut të Championsit. Është hera e parë që një ekip nga Kosova do të luajë në fazën nokaut të garës evropiane për klube të futbollisteve.
Mitrovica është në mesin e 32 skuadrave më të mira evropiane, ndërsa në tri pjesëmarrjet e para ekipet kosovare nuk kishin asnjë fitore.
Syla ia dha të mbarën Mitrovicës me golin e shënuar në minutën e 24-t në ndeshjen ndaj Olimpia Clujit, të luajtur më 7 gusht në Nikshiq të Malit të Zi. Ajo realizoi nga afërsia, pas një skeme të përgatitur, pas një goditjeje nga këndi.
Me golin e saj Mitrovica kaloi në epërsi 1:0, ndërsa Ambra Gjegji realizoi për 2:0 në minutën e 30-të. Cluji rumun ia doli të ngushtonte epërsinë në 2:1 në minutën e 95-të....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)