Golashënuesja më e mirë e Anglisë, Ellen White është tërhequr të hënën nga futbolli aktiv, pasi ka thënë se ka realizuar ëndrrën e saj me triumfin në Kampionatin Botëror muajin e shkuar.
White ka shënuar 52 gola në 113 paraqitje për Anglinë. 33-vjeçarja ka thënë se suksesi në Evropianin e mbajtur në Angli ka ardhur në momentin e duhur të karrierës së saj, pak para pensionimit.
“Ishte vendimi më i vështirë në jetën time, por e di që është i duhuri. Ka qenë nder i madh për mua që të jem pjesë e kësaj loje. Ëndrrat e mia u realizuan me suksesin në Kampionatin Evropian”, ka thënë White.
Anglia në fund të muajit të shkuar e mposhti Gjermaninë 2:1 për ta fituar Evropianin e futbollit të femrave.