Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gol “titulli” i Fazios, Roma mposht në minutat e fundit Cagliarin

Një gol që mund të vlejë sa një titull. Një finalizim i Fazios në minutat shtesë kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi 0-0 i dha tre pikë të çmuara Romës që mposhti 1-0 Cagliarin në kryeqytet duke u ngjitur në kuotën e 38 pikëve, 4 më pak se Napoli, kryesues, por verdhekuqtë e Di Francescos kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Në minutën e 53-të Roma kishte mundësinë ideale për të kaluar në avantazh por Perotti e ekzekutoi shumë keq një penallti të fituar nga Dzeko të cilën e ndali portieri Cragno.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Episodi deçiziv u regjistrua në minutën e 94-të kur Fazio devijoi drejt rrjetës një top të larguar jo mirë nga Cragno për t’i dhënë fitoren Romës, transmeton Supersport.

Goli ishte rregullt pasi për ta vërtetuar atë u desh edhe ndërhyrja e VAR-it me festën që në fund ishte e gjitha për verdhekuqtë dhe dëshpërimi për sardët.