Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cagliari shënoi fitoren e tretë rresht, mposhti Romën

Cagliari luftoi shumë dhe fitoi kundër Romës në fund. Skuadra e Cagliarit të dielën fitoi kundër romakëve me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së 33-të në elitën e futbollit italian. Ishte edhe fitorja e tretë rresht e Cagliarit që po lufton për mbetje në elitë.

Në minutën e katërt, Caralampos Lykogiannis shënoi për 1:0.

Carles Perez, pas veprimit individual, arriti që në minutën e 27-të t’i barazonte shifrat.

Cagliari rimori avantazhin pas gjuajtjes së fuqishme të Razvan Marinit nga 20 metra largësi në minutën e 57-të.

Joao Pedro shënoi edhe një herë tjetër për vendësit për 3:1. U bë braziliani i parë që prej Kakas në edicionet 2007/09 që shënon të paktën 15 gola në dy sezone rresht në Serie A.

Edhe Fitorja e gjashtë rresht e Romës në Serie A Futboll Fitorja e gjashtë rresht e Romës në Serie A

Ndeshja u mbyll me golin që e shënoi Federico Fazio me kokë në minutën e 69-të.

Cagliari është në pozitën e 17-të me 31 pikë, ndërsa Roma ka 55 pikë në vendin e shtatë.