Donat Rrudhani ka shënuar gol me kokë në miqësoren që Young Boysi e fitoi ndaj Thunit të shtunën gjatë ditës.
Gjiganti zviceran i futbollit, Young Boysi, fitoi me rezultatin 2:0.
Rrudhani 23-vjeçar që përfaqëson Kosovën, realizoi golin e dytë në minutën e 49-të me kokë nga afërsia, pas harkimit të mbrojtësit Quentin Maceiras.
Rrudhani luajti në tërë ndeshjen.
Valmir Matoshi luajti nga minuta e 64-t për Thunin, ndërsa në bankën rezervë ishte Zemërart Lekaj.