Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goettingeni po udhëheq bindshëm ndaj Trepçës pas pjesës së parë

Trepça po i bën fare pak rezistencë skuadrës gjermane, Goettingen.

Ndeshja po luhet në “Minatorin” thuajse të mbushur me shikues dhe është çerekfinale e fazës kualifikuese në FIBA Europe Cup. Mitrovicasit kanë përkrahje nga shikuesit, por që nuk po ju shërben shumë.

Pas 20 minutave lojë, Goettingeni udhëheq 45:22 ndaj Trepçës. Ekipi gjerman ka nisur furishëm ndeshjen dhe shpejtë ka krijuar epërsi që po e rrit me kalimin e kohës.