"Është sikurse ta lëvizësh shtëpinë 21 herë në sezon", thotë kryetari Alex Petheram. "Ne ndeshjet si vendas i zhvillojmë në stadium të huaj, në një qytet tjetër ku vetëm vendosemi, luajmë, paketohemi dhe kthehemi".
Mirë se vini në Glouchester City, një klub i rangjeve të ulëta të Anglisë, me histori 136-vjeçare, prej të cilave 12 të fundit i ka kaluar në lëvizje pasi përmbytjet shkatërruan stadiumin "Meadow Park", shkruan sot Koha Ditore.
Pa një shtëpi të përhershme dhe pa zhveshtore, ekonomi i Glouchesterit, Mike Nash, i mban topat dhe pajisjet e tjera të stërvitjeve në kopshtin e tij, derisa fizioterapeutja Chloe Less, transporton tavolinën e trajtimit për ndeshje me veturën e saj, Nissan Micra.
Që nga vitit 2007, klubi që bën gara në National League North dhe ka nofkën "The Tigers" - kanë hyrë në marrëveshje për ta ndarë fushën kur luan si vendas me katër klube të ndryshme. Aktualisht, shtëpia e Glouchesterit është 40 kilometra dhe ndodhet në qytetin Evesham.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Nga kampion i Premier Leagues në kategorinë e tretë - rënia e pabesueshme e Leicesterit
-
1000 ndeshje në karrierë, Guardiola ka energji për epokë të re
-
City me statistika të jashtëzakonshme në “Etihad”
-
City rrugës për një tjetër “tripletë”
-
Pochettinos i pëlqen t’i shohë pronarët e Chelseat në zhveshtore pas çdo ndeshjeje