Dy tifozë të Juventusit do të gjykohen në Paris për abuzim racor dhe përshëndetje naziste.
Këta dy tifozë ishin në mesin e katër personave të arrestuar gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.
Incidentet janë parë në kamera, ndërsa në fushë, “bianconerët” u mposhtën 2:1 në “Parkun e Princave”.
Sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, janë arrestuar tre persona të rritur dhe një i mitur, por vetëm dy nga ta do të dalin në gjyq.
Akuza për ta është fyerje publike raciste, ndërsa tjetra për përshëndetje naziste.
Artikuj të ngjashëm