Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjykata zvicerane refuzon apelin e Platinisë për heqjen e suspendimit

Gjykata më e lartë e Zvicrës kundërshtoi kërkesën e ish-shefit të futbollit evropian Michel Platini që të hedhë poshtë ndalimin e tij katërvjeçar nga sportet mbi shkeljet etike, raporton Reuters.

Gjykata Federale e Zvicrës konfirmoi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për dënimin e Platinis, i cili është dënuar për një pagesë prej 2.08 milionë dollarë që i është bërë nga FIFA më 2011.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Platini, që ka mohuar akuzat, është ndaluar për pjesëmarrje në ndonjë aktivitet të futbollit, së bashku me Sepp Blatterin, ish-kreun e FIFA-s i cili kishte miratuar pagesën.