Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjykata spanjolle heq masat për mbrojtjen e klubeve spanjolle

real madrid, la liga, sport, spanja

Një gjykatë spanjolle ka hequr masat që mbronin klubet që dëshironin të krijonin garën e Superligës së Evropës e që u dënuan nga UEFA dhe FIFA.

Në dokumentet gjyqësore, të para nga “Associated Press” të enjten, një gjykatë në Madrid ka thënë se do t’i heqë të gjitha mbrojtjet ligjore sepse edhe nëse klubet ndëshkohen, kjo nuk do t’i pengonte ata të shkonin para me planin për ta krijuar garën që nuk është nën kontrollin e UEFA-s.

12 klube kanë dashur që ta krijojnë Superligën e Evropës, ndërsa tani vetëm Real Madridi dhe Barcelona nga Spanja dhe Juventusi nga Italia janë ende të hapura për ta krijuar atë.

Artikuj të ngjashëm