Sport

Gjimshiti me Atalantan vazhdojnë me rezultate negative

Atalanta ka pësuar një tjetër humbje në Serie A. Pas humbjes së thellë nga Interi 4:0, Atalanta ka pësuar tjetër disfatë të dielën.

Humbi nga Bologna në shtëpi me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 27-të të Serie A.

Për Atalantan në qendër të mbrojtjes u paraqit Berat Gjimshiti.

Atalanta zë vendin e gjashtë me 46 pikë, kurse Bologna në pozitën e katërt me 51 pikë.