Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimshiti i plotë në fitoren bindëse të Atalantas

Atalanta ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Cagliarit, duke mbajtur bilancin e 100 për qind pas tre xhirove në Serie A.

Në këtë takim i plotë ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, transmeton KOHA.

Vendasit shënuan fitore prej 5 me 2.

Muriel, Gomez, Pasaliq, Zapata e Lammers shënuan golat për Atalantan në këtë takim.

Kurse për mysafirët dy golat i shënuan Godin e Joao Pedro.

Edhe Gjimshiti me Atalantan fitojnë pas një kohe të gjatë Futboll Gjimshiti me Atalantan fitojnë pas një kohe të gjatë

Atalanta është në krye të tabelës me nëntë pikë, derisa ka një golavarazh prej 13 golave të shënuara e 5 të pësuara.

Derisa Cagliari pas tri xhirove ka vetëm një pikë.